Fansi i Liverpoolit e shet biletën e finales, fiton 10,000 euro në dorë

Fansi i Liverpoolit e shet biletën e finales, fiton 10,000 euro në dorë

Një tifoz i Liverpool raportohet se ka shitur biletën e tij të Ligës së Kampionëve për 10,000 euro në para të gatshme.

Në ndeshjen finales me Tottenham dhe Liverpul janë ndarë pak më shumë se 16,000 bileta në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Megjithatë, mijëra e mijëra tifozë kanë zbritur në Madrid të Spanjës pa ndonjë biletë edhe pse disa tifozë do të kenë gjasa për të gjetur ndonjë biletë para ndeshjes.

Siç shpjegon gazetari Tom Morgan: “Dëshpërim i paparë për biletat në dhe rreth zonës së tifozëve të Liverpool këtë mëngjes, një tifoz i rregullt i Liverpoolit shiti biletën pasi iu ofruan 10 mijë euro në dorë.

Morgan tregon se ai njoftoi shokët e tij dhe iu tha se do t’i dërgoj në Florida për pushime fëmijët e tij.

KOMENTE