Komisioni Europian ka bërë të ditura disa statistika, sipas të cilave, vetëm 41% e shkencëtarëve dhe inxhinierëve në vendet e BE janë femra.
Në pesë shtete të BE-së, shumica e shkencëtarëve dhe inxhinierëve janë femra. Lista kryesohet nga Lituania, e cila 57% të shkencëtarëve i ka femra, në vendin e dytë renditen Bullgaria dhe Letonia me nga 53%, e treta është Portugalia me 51% dhe në fund Danimarka me pak më shumë se 50%.
Në fund të klasifikimit mbi baza gjinore të shkencëtarëve janë Hungaria dhe Luksemburgu me nga 25%, Finlanda me 29%, si dhe Gjermania me 33%.
Karriera shkencore dhe ajo inxhinierike zakonisht ofrojnë mundësi të mira punësimi dhe paga më të mira sesa ato në sektorët e tjerë ku punësohen zakonisht femrat, thuhet në një raport të OECD.
Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë është një iniciativë që ka për qëllim të nderojë shkencëtaret femra dhe t’i bëjë ato të shihen si modele që duhen ndjekur nga vajzat dhe djemtë.
Viti 2018 ishte i suksesshëm për femrat e shkencës, pasi tri prej tyre fituan Çmimin Nobel.
Ndërsa modeli më i mirë në këtë aspekt mbetet Mari Kyri, e cila ka fituar Nobelin në Fizikë në vitin 1903 dhe atë në Kimi në vitin 1911.