E veja e Kobe Bryant, Vanessa, e mbajti një fjalim prekës për vajzën e saj 13-vjeçare, Gianna, gjatë ceremonisë përkujtimore për Kobe dhe Giannas, të cilët vdiqën më 26 janar, shkaku i një aksidenti me helikopterin me të cilin po udhëtonin.
Ajo ka përshkruar vajzën e saj me emocion, lot dhe ndjenjë krenarie, sikurse për fjalët për bashkëshortin Kobe, ku për të dy tha se pa ta jeta e saj ka ndryshuar tërësisht dhe do t’i dojë përgjithmonë.
https://www.youtube.com/watch?v=ccqNVAqDsD8&feature=youtu.be
“Vajza ime e vogël. Gianna Bryant është një shpirt mrekullisht i ëmbël dhe i butë. Ajo ishte shumë e kujdesshme dhe gjithmonë më jepte nga një puthje për të më uruar natë të mirë dhe mëngjes të mirë”, e filloi fjalimin Vanessa.
“Kishte disa raste kur unë isha absolutisht e lodhur sepse kisha mbetur zgjuar gjithë natën me Biankan dhe Caprin dhe mendoja se ajo kishte shkuar në shkollë pa më thënë mirupafshim. Unë i shkruaja mesazh dhe i thosha: “S’ka puthje?” dhe Gianna ma kthente: “Mama, unë të putha. Ti ishe në gjumë dhe s’doja të të zgjoja” Ajo e dinte se sa rëndësi kishin puthjet e saj në mëngjes dhe mbrëmje për mua dhe ajo gjithmonë e mbante mend të më puthte çdo ditë”.
“Ajo ishte vajza e babait, por unë e di se ajo e donte shumë edhe nënën e saj dhe gjithmonë ma dëshmonte këtë dhe më tregonte se sa shumë më donte. Ajo ishte njëra ndër shoqet e mia më të mira”.
“Asaj i pëlqente shumë të piqte ëmbëlsira. Asaj i pëlqente t’i bënte të tjerët të buzëqeshin. Në gusht të vitit të kaluar, ajo ia përgatiti një tortë të bukur babait të saj . Torta dukej sikur të ishte dekoruar nga një profesioniste. Ajo i bënte biskotat më të mirë me copëza çokollate. Asaj i pëlqente të shikonte seri televizive për gatim me mua, dhe e shikonte “NBA on TNT” me babanë. Asaj i pëlqente të shikonte filma të Disneyt me motrat e veta”.
“Gigi kishte shpirt garues sikur babai i saj, por ajo e kishte një nur të ëmbël për veten. Buzëqeshja e saj ishte sikur rrezet e diellit. Buzëqeshja e saj ia kaplonte tëpër fytyrën, ashtu si e imja. Kobe gjithmonë thoshte se ajo ishte si unë. Ajo e kishte zjarrin tim, personalitetin dhe sarkazmën time dhe ajo ishte e ëmbël dhe e dashur përbrenda. Ajo e kishte të qeshurën më të mirë. Ishte një e qeshur infektive. Ishte e pastër dhe e sinqertë”.
“Kobe dhe Gianna tërhiqeshin ndaj njëri-tjetrit në mënyrë natyrale. Ajo e kishte aftësinë e Kobet për ta dëgjuar një këngë dhe për t’i mësuar përmendsh të gjitha fjalët pasi ta ketë dëgjuar atë këngë vetëm pak herë. Ky ishte sekreti i tyre i fshehur”.
“Ajo ishte një atlete e mrekullueshme. Ajo ishte e mrekullueshme në gjimnastikë, futboll, softball, vallëzim dhe basketboll. Ajo ishte valltare e mrekullueshme. I pëlqente noti, vallëzimi dhe bënte kërcime të ndryshme në pishinën tonë. Gigit i pëlqenin shumë vallëzimet në TikTok”.
“Gigi kishte vetëbesim, por nuk ishte arrogante. Asaj i pëlqente t’i ndihmojë dhe t’i mësojë njerëzit të tjerë. Në shkollë ajo i ofronte trajnerit të ekipit të djemve basketbollit këshilla, si për shembull në mbrojtje. Ajo ishte shumë si babai i saj dhe atyre të dyve u pëlqente t’u ndihmojnë njerëzve të mësojnë gjëra të reja. Ata ishin mësues të mrekullueshëm”.
“Gigi ishte shumë e ëmbël. Ajo gjithmonë sigurohej që të gjithë të ishin në rregull dhe ajo ishte kujdestarja jonë. Ajo gjithmonë e mbante familjen tonë së bashku. Asaj i pëlqenin traditat familjare dhe netët për filma në familja kishin shumë rëndësi për të. Ajo gjithmonë kujdesej për të gjithë. Ajo ishte gjithmonë në një vijë me ndjenjat tona dhe e donte më të mirën për ne”.