Kualifikimet e Botërorit sjellin VAR-in në Kosovë

Kualifikimet e Botërorit sjellin VAR-in në Kosovë

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë aktualisht është i vetmi që i plotëson kriteret për ndeshjet e Kosovës dhe në këtë stadium shumë shpejt pritet fillojnë procedurat fillestare të procesit të instalimit të sistemit VAR.

Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2022 do të zhvillohen në stadiume të cilat i plotësojnë mundësitë e përdorimit të sistemit VAR. Në këto kualifikime do të marrë pjesë edhe Kosova.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Ai nuk ka përmendur datën se kur pritet të realizohet ky projekt sepse kjo varet shumë edhe nga UEFA e FIFA.

Sipas Ademit, pas stadiumit “Fadil Vokrri” që është bërë shtëpi e “Dardanëve”, nuk do të shkojë larg për ta bërë edhe kampionatin vendor me sistemin VAR.

Ai kujton se Kosova është anëtare e UEFA-s dhe është e përkushtuar të ecë në hap me kohën dhe shtetet tjera.Express

KOMENTE