Me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës.
Pro zgjedhjes së Konjufcës kanë votuar 69 deputetë, 33 ishin kundër.
Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u është drejtuar qytetarëve nga pozita e kryeparlamentarit duke i falënderuar deputetët që votuan pro tij, Konjufca është zotuar se të gjithë deputetët e Kuvendit do të jenë të barabartë.
Kuvendi më pas ka zgjedhur edhe tre nënkryetarët nga partitë me shumicë shqiptare: Saranda Bogujevcin nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamzën nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shalën nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Nga komuniteti serb, nënkryetar është zgjedhur Sllavko Simiq, derisa nënkryetar i pakicës joserbe është zgjedhur deputeti Bekim Arifi.