Gjimnazi i Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” në Gjilan do të përfaqësojë Kosovën në Shah me dy garues si Kampion i Kosovës si dhe ne Ping Pong me një garuese në Ballkaniadën e Sportit Shkollor që do të mbahet në Ohër në Maqedoni të Veriut nga datat 12 – 16 Qershor.
Drejtues të Sportit Shkollor në Gjilan, garuesve si dhe mësimdhënësve u dëshirojnë suksese dhe shpresojnë në arritje sa më të larta.
Sipas profesorit të kulturës fizike dhe sportit, Blerim Shala, nxënësit pjesëmarrës në shah janë Alp Sahiti dhe Melisa Fetahu, të dy në shah dhe Lena Osmani në ping pong. /2LONLINE/