• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Viti

Kryetari Haliti priti në takim gjeneralin e KFOR-it amerikan Eddie Simpson

Redaksia 2LONLINE 2 Qershor, 2022 2 min
 Kryetari Haliti priti në takim gjeneralin e KFOR-it amerikan Eddie Simpson

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me kryesuesin e kuvendit komunal, Bekim Azizi dhe drejtorë të drejtorive, sot kanë pritur në takim Gjenerallejtënant Eddie Simpson, së bashku me Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), në Viti.

Kryetari Haliti, i ka falënderuar për vizitën dhe në veçanti për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka me ekipet e KFOR-it, që monitorojnë në komunën e Vitisë. Ai po ashtu e ka njoftuar Gjeneralin Simpson për të arriturat e komunës së Vitisë deri më tani, si dhe për projektet e shumta që do të kryhen në vazhdim, e që janë në të mirë të të gjithë qytetarëve vitias pa dallime.

Në anën tjetër gjenerallejtënant Eddie Simpson është interesuar për së afërmi rreth vizionit të kryetarit Haliti për këtë mandat, zhvillimin ekonomik, procesin e edukimit në komunën e Vitisë, si dhe funksionimin e Qendrave Mjekësore në Viti.

Në fund të takimi në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, kryetari Haliti ka nderuar me një dekoratë gjeneralin Simpson.  /2LONLINE/

Etiketa:aktuale amerikan Eddie Simpson KFOR-it Sokol Haliti Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Muçiverc

12 Gusht, 2022
Nacionale

Presidentja: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

12 Gusht, 2022
Nacionale

Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të

12 Gusht, 2022
Sport

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022

Vazhdon fushata informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”

12 Gusht, 2022

Rotary Club Gjilani organizon aktivitete sportive në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

12 Gusht, 2022

Gjykata vendos masën e paraburgimit për të pandehurën A. S. 

12 Gusht, 2022

Stop kufizimit ndaj gastronomisë!

12 Gusht, 2022

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë 

12 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com