DYLON

Në Viti po mbahen garat komunale shkollore në Ping Pong

Në Viti po mbahen garat komunale shkollore në Ping Pong
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti kanë vizituar sot garat komunale shkollore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në sportin e Ping-Pongut që po mbahen në Viti, konkretisht në objektin e IAAP “Jonuz Zejnullahu”-Viti.

Bëhet me dije se kjo garë për dy gjinitë është organizuar nga Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike të komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari Haliti i uroi suksese pjesëmarrëseve. Kurse Milot Haziri nga kjo shoqatë, i ka njoftuar ata rreth kësaj gare dhe bëri me dije se ky organizim është bërë me mbështetjen e komunës së Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.