DYLON

Arrestohet dy persona  për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”

Arrestohet dy persona  për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”
Avatar photo Redaksia

Kamenicë – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, stacioni policor në Kamenicë ka pranuar një informacion, falë bashkëpunimit me media  se disa  persona në fshatin Kranidell të Komunës së  Kamenicës kanë gjuajt me armë zjarri që i  posedojnë pa leje, valide . 

Në lidhje me këtë rast njësitet  policore të rendit shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.  

EkoHigjiena

Me aprovim të prokurorit të shtetit, është kontrolluar shtëpia (Vila) ku ndodheshin të dyshuarit M.S. (2000) dhe E. Xh. (2000) ku fillimisht ata janë arrestuar, dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar : dy armë pistoleta –

1. EKOL Special99 Cal.9 mm P.A.K dhe 

 2. Pistoletë ZORAKI 917-T, si dhe  5-gërzhoja të revoles me gas, 1-fotroll e revoles, 1- pushkë ajrore, 23- diabolla për pushkë ajrore dhe 1-fishek që nuk i dihet kalibri të cilat janë pronë e e të dyshuarve të cekur më lartë.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’   për procedura të mëtejme hetimore  në procedurë të rregulltë. /2LONLINE/