Sot e lexova me shqetësim lajmin se niveli i ndotjes në Gjilan ka tejkaluar edhe Prishtinën. Sot në qytetin tonë, ndotja kishte arritur në 161 shkallë, shumë e rrezikshme për shëndetin publik, për shëndetin e të gjithë qytetarëve.
Shkruan: Flurim ARIFI
Kryetari i Komunës së Gjilanit nuk adreson këto probleme të ndotjes së ajrit në Gjilan, por më shumëështë koncentruar në zhvillimet e brendshme partiake. Komuna e Gjilanit duhet ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, nëse vazhdon kjo shkallë e lartë e ndotjes. Duhet të merren masa të menjëhershme, në mënyrë që shkalla e ndotjes të ulet sa më parë.
Jo rastësisht, për disa javë rresht, secili nga ne ka një të afërm, mik, mike, koleg e kolege, qëështë ankuar për rrugët e frymëmarrjes, gripa e ftohje të ndryshme. Shumë prej nesh ia kemi lënë fajin kryesisht vetëm ndryshimeve klimatike sezonale e të ardhjes së borës, ose mungesës së saj.
Shumë nga dëmet nga ndotja janë po ashtu tëpa raportuara, por të shtresëzuara nëmushkëritë tona, në organet tona të brendshme të frymëmarrjes.
Komuna e Gjilanit duhet menjëherë të merr masa të reduktimit të ndotjes së ajrit. Kuvendi Komunal duhet të thërras seancë të jashtëzakonshme, në mënyrë që të diskutohet për alternativat e reduktimit të shkallës 161 të ndotjes, pasi mund të jetë me pasoja të paparashikuara dhe afatgjate në dëmtimin e shëndetit publik.
Gjilani duhet të hartojë projekte të ndryshme të energjisë alternative, energjisë së ripërtëritshme, të përshpejtimit të ndërtimit të impianteve, të ngrohjes në mënyra të shëndetshme, reduktimit të veturave në orare të caktuara, përshpejtimin e bërjes së trafikut urban dhe reduktimit të numrit enorm të veturave private, ruajtjen e mjedisit pyjor, ruajtjes së ujërave dhe jo bllokimit total sikur jemi mësuar t’i mbulojmë lumenjtë me beton etj. Në të kundërtën, jemi të gjithë në rrezik nga ndotja në shkallë të papranueshme për shëndetin.