Pas fitores në luftën e barazhit, Gjilani e ka të zgjidhur çështjen e trajnerit për edicionin e ri. Fitorja në barazh ndaj Besës i ka vazhduar ‘jetëgjatësinë’ trajnerit, Gentian Mezani në këtë klub.
Trajneri vlonjat ishte i lidhur me fitoren dhe pasi është arritur kjo, palët do të vazhdojnë bashkëpunimin.
“Natyrisht se do të vazhdoj me Gjilanin. Kemi një projekt me presidentin”, ka thënë Mezani.
Gjilani ka paralajmëruar përforcime të reja për kampionatin e ri në Superligë.