DYLON

Java e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll për dy klubet gjilanase: Drita fiton, Gjilani barazon

Java e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll për dy klubet gjilanase: Drita fiton, Gjilani barazon
Avatar photo Redaksia

Në Javën e 16-të, të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll dy klubet gjilanase, që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar, u përballen me kundërshtarët e tyre, Drita si vendëse mundi Dukagjinin (2:0), derisa Gjilani, skuadër mysafire, rrëmbeu një pikë nga Prishtina (2:2).

Skuadra e Dritës, nuk di për humbje a barazim tash e sa javë, ajo ka radhitur fitoren e radhës dhe kësaj here ”viktimë”, ishte Dukagjini.

EkoHigjiena

Fitorja e skuadrës së Dritës, i shërben asaj për t’u përforcuar edhe më në kreun e tabelës dhe ruajtjes, përkatësisht shtimit të diferencës në pikë, me skuadrën e dytë, përkatësisht të tretë, e tutje.

Drita, sigurt po hapëron drejt synimit parësor të saj titullit kampion. Ajo si lidere e tabelës së klasifikimit tani ka 37 pikë.

Ndërsa, skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani, e cila është në kërkim të stabilitetit, të gjetjes së rrugës që do t’i sjellë rezultate pozitive, në këtë javë arriti një barazim që i sjellë asaj një pikë.

Ajo barazoi me skuadrën e Prishtinës, ndonëse e nisi mirë takimin pasi ishte në avantazh, por më pas u ndëshkua dy herë dhe kur u prit të ngelet duarthatë, megjithatë, kësaj radhe, fundi ishte fatlum për skuadrën kuq e bardh, që arriti të shënoi dhe të merr një pikë shumë të rëndësishme.

Gjilani, tani ka 18 pikë, në pozitën e 6-të, por se, a do të qendrojë aty, apo mund të bie më poshtë, varet nga epilogu i takimeve që i kanë skuadrat, e Llapit dhe Ferizajt, që do t’i zhvillojnë ndeshjet e kësaj jave.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.