Mërgata kosovare është e shpërndarë gjithandej Evropës dhe në numër të madh në Gjermani, Zvicër, Suedi e Francë e deri në Amerikë.
Një nga regjionet e Kosovës me më së shumti shqiptarë të shpërngulur në vendet Perëndimore e deri në Amerikën e larget dhe Kanadë është edhe Anamorava, shkruan 2LONLINE.com.
Sa herë që mërgata ka pak ditë pushimi në mërgim rikthehen herë pas here në Kosovë dhe në kryeqendrën e Anamoravës, Gjilanin.
Edhe këtë fundvit, Gjilani po gumëzhinë nga makinat, lokalet biznesore, hoteliere e në cdo fushë veprimtari i është rikthyer gjallëria, gjë që e bëjnë vetëm mërgimtarët.
Diaspora e Gjilanit, e fshatrave për rreth, por edhe ata nga Komuna e Vitisë dhe Kamenicës janë aseti më i madh dhe i rëndësishëm i kësaj ane, që nga paslufta ka mbetë ‘zonë’ qorre e Kosovës.
Kjo për shkak të investimeve të vogla në këtë anë, mbylljes së fabrikave dhe papunësisë së lartë.
Diaspora është trung i pandarë i Kosovës dhe e tillë do të mbetet gjithmonë dhe jo vetëm kur ata janë fizikisht në Kosovë./2LONLINE.com/.