Ish-portieri i Luftëtarit të Gjirokastrës, Shkëlzen Ruçi është portieri më i ri i SC Gjilanit. 26 vjeçari karrierë ka bërë edhe te Elbasani, Bylysi, dhe Luftëtari.
26-vjeçari ishte në kontakte me skuadra të ndryshme në Superiore por në fund ka pranuar ftesën që i është bërë nga klubi i Gjilanit ku drejton ish-trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani.
Ky i fundit ka afruar gjatë kësaj periudhe disa futbollistë nga Superiorja, duke blinduar fillimisht krahët e mbrojtjes me Frashërin e Xhekson.
Tashmë, edhe porta do të jetë me lojtarë me eksperiencë nga Superiorja, pasi Ruçi ka firmosur sot kontratën dyvjeçare që e lidh me këtë klub deri në fund të sezonit.