Skuadra tjetër gjilanase që bënë gara në Ipko Superligë, KF Gjilani, ka marr një pikë në Prizren, pasi në kuadër të javës së 20-të ka barazuar 1 me 1 me Lirinë.
Në këtë ballafaqim që u luajt në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, dy skuadrat synuan fitoren por në fund loja u mbyllë pa fitues, pasi të dyja ekipet shënuan nga një gol.
Skuadra vendës, ishte ajo që e para kaloi në epërsi, me golin e Blendi Memajt, (30’), ndërsa barazoi Gjilani me golin e shënuar nga Keita Razak, (75’).
Tani Gjilani ka 29 pikë dhe mbanë pozitën e 5-të.