DYLON

Drita “kthjellët” në minutat shtesë, shënon fitore që e ngritë në pozitën e 4-të

Drita “kthjellët” në minutat shtesë, shënon fitore që e ngritë në pozitën e 4-të
Avatar photo Redaksia

Skuadra gjilanase FC Drita, kampione në fuqi, ka shënuar fitore të vështirë por të rëndësishme, në ballafaqimin e sotshëm kundër KF Drenicës me rezultat 2 me 0. Tani Drita ngritet në tabelë, në pozitën e 4-të me 29 pikë të grumbulluara.

Bardh e katërtit, si nikoqir, me mbështetjen e “intelektualëve” dolën më të suksesshëm karshi mysafirëve nga Drenica, duke i ndalur të tria pikët në Gjilan, në këtë ballafaqim që ishte në kuadër të javës së 20-të në IPKO Superligë.

Të dy golat skuadra gjilanase i shënoi në minutat shtesë të takimit, Kyrian Nwabueze (90’+1’), dhe Xhevdet Shabani nga penalltia (90’+5’).

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.