Fillon kampanja edukative “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor”

Fillon kampanja edukative “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor”

Sot në “SHFMU. Dëshmorët e Vitisë” në Viti është bërë lanësimi i kampanjës edukative “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor” nga organizata “Let’s Do It Kosova” në bashkëpunim me Komunën e Vitisë.

Me rastin e lanësimit të kësaj kampanje i pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Luan Hasanaj nga Organizata “Let’s Do It Kosova” si dhe Drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini dhe të tjerë të cilët në prani të nxënësve kanë shpjeguar rëndësinë e këtij projekti të përbashkët.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë lanësimit të kësaj fushate bëri me dije se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e saj ka punuar shumë në fushën e pastrimit dhe mbrojtjes së mjedisit duke shtuar se ata do të vazhdojnë të punojnë për një mjedis sa më të pastër për të gjithë.

Kryetari Haliti shtoj se mjedisi duhet të mbahet e pastër nga të gjithë si dhe theksoj se gjeneratat e reja e luajnë një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e mjedisit. Kurse Luan Hasanaj, nga Organizata “Let’s Do It Kosova” ju bëri thirrje të gjithë komunave të Kosovës që të ndjekin shembullin e komunës së Vitisë në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Ndërkaq më pas në shkollën fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Vitisë” në Viti është mbajtur edhe ora e parë që ka të bëjë me rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe atë nga Prof. Alban Hyseni. Përndryshe në kuadër të këtij projekti ndër tjerash do të përfshihen 20 shkolla të komunës së Vitisë.

KOMENTE