Në ndeshjen e sotme, ku Ballkani triumfoi përballë Feronikelit 3:2, shkëlqeu sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku.
Daku shënoi tre gola, duke realizuar kështu hat-trickun e dytë këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola në vetëm dy ndeshje, shkruan 2LONLINE.com.
Super-sulmuesi golat e sotëm ia dedikon ish-Presidentit të Gjilanit, Shukri Sylejmani, duke thënë se ka dhënë shumë për grupmoshat në shkollën e futbollit.
“Tre golat e sotëm ia dedikoj shpirtit të Shukri Sylejmanit që ka bo shumë për klubin e Gjilanit dhe për grupmoshat e Gjilanit sa isha pjese e tyre. Gjithashtu edhe ‘Xhebrailave’ tifozëve të Ballkanit”, ka thënë Daku për Gazetën “Sheshi”.