Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Lagjen “Kodra e Dëshmorëve”, në Gjilan, me 04 mars, ora 22:30, pas informatave për të shtëna me armë zjarri, policia në vendin e ngjarjes ka takuar një person viktimën mashkull shqiptar/shtetas i Serbisë, i cili në rrethana të panjohura ishte i qëlluar me amë zjarri.
Sipas policisë ai ishte qëlluar në pjesën e abdomenit nga të dyshuar gjithashtu të panjohur.
“Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, e më pas dërgohet për tretman mjekësor në QKUK. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore”, thuhet në raportin policor.
Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.