Ditëvdekja!

Ditëvdekja!

Nuk do të brengosëm për jetën e as vdekjen time, fundja jeta kalon e vdekja është përjetësisht. Kjo e dyta është shumë më e rëndësishme. Erdha në këtë botë pa rroba, dua të ik pa to.

Shkruan: Ilir Muharremi

Në ditëvdekjen time, dua të më pastrojnë mirë jo të më mbulojnë me qefin, por të më veshin, jo të falin namazin, të citojnë thënie të mija, ta lëshojnë muzikën time të preferuar Pink Floyd gjatë rrugës për te banesa e re (te varri). Atë ditë do të vijnë shumë njerëz për të më përcjellë, shumë nga ta do të marrin pushim nga puna, të tjerët do t’i anulojnë punët personale, vetëm të më varrosin mua.

Shumë prej tyre më duan e shumë prej tyre më urrejnë, këtë e di. Gjësendeve të mija gardërobës, përveç librave i erdhi fundi dhe jam i bindur se bota nuk do të pikëllohet për mua e as t’i që po e lexon këtë letër. Jeta vazhdon, ekonomia poashtu, fëmijët do të lindin dhe të plaken. Aty ku punoja do të më zëvendësoj tjetri, pasuria ime do të trashëgohet.

E para që po zhduket tashmë është trupi dhe shpirti e librat jo. Emri im tashmë po zavëndësohet me kufomën dhe ata që tashmë po më vendosin në shtratin e përjetshëm klithin kapeni mirë kufomën emrin tim nuk e dëgjoj. Hudhin dhe sipër meje nuk e theksojnë emrin tim, por më quajnë prapë kufomë. Nuk kam përse e kërkoj prejardhjen time, punën, parat, asgjë!

Bota nuk është shumë e poshtër, më e poshtër po më duket ajo te e cila po shkoj. Më intereson pikëllimi për mua si do të jetë? Ata që më njohin pak do ju dhimbsem shumë pak. Shoku im i ngushtë do të pikëllohet vetëm disa orë, pastaj do ta vazhdon pijen, dehjen dhe humorin. Familja do të pikëllohet shumë në fillim, në disa muaj do ta kenë më lehtë, kur të bëhet një vit edhe më lehtë, e dikur do të më varrosin në arkivin e tyre të kujtimeve.

Shoqëria është më injorante dhe ajo u dëshmua edhe në histori të artit sidomos me Van Goghun. Shoqëria i tha Van Goghut: Tani boll, shko shpejt në varr, mjaftë me gjeninë tënde, e nëse merakosësh për pafundësinë ajo është vetëm për ne. Eh këta të poshtërr, po Van Goghu nuk vdiq për kërkimin e pafundësisë. As që e mendoj këtë sa që ishte i mbytur nga mjerimi dhe asifiksia. Edhe do të kishte mundur të gjente pafundësi në jetë si ndërgjegja shtazarake e shoqërisë sidimos kjo e jona në Kosovë e cila nuk ka lidhje me pikturën e as poezinë. “Askush nuk vetvritet fillikat”, shkruan Antonin Artaud.

Edhe në ditëvdekjen tonë nuk jemi të vetëm. Van Goghun e shtyri shoqëria të vetvritet drejt ditës së fundit, ajo ushtri e ligë e cila e obligoj drejt gjestit kundër trupit. Andaj mik, shoqëria nuk të do ajo të thellon drejt vetvrasjes. Gjithmonë është dikush tjetër aty që na çvesh nga jeta jonë.

Edhe pse tash po vdes kërkoj t’i bashkohem asaj pafundësie ose siç thoshte Van Goghu t’i hipim një treni që shkon në yll, dhe i hipim ditën kur e kemi vendosur të heqim dorë nga jeta. Vdekja e Goghut si i ndodhi? Nuk besoj në këtë rezultat. Goghu u përzu nga kjo jetë sëpari nëpërmjet vëllait, nga lajmi i lindjes së nipit, pastaj e degdisi doktor Gasheja, i cili si udhëzim është dashtë t’i propozonte qetësi dhe pushim, ai e detyronte të pikturonte.

Sa të këqinj janë njerëzit, tash në 2018 shtyhen të parakalojnë pranë pikturave të tij, ndërkohë të gjithë banorët e Parisit e braktisën, gjatë natës, dhe u ndjen të detyruar ta braktisin. Edhe ata që e urryen për të cilët jam edhe vetë dëshmitar prej kohësh teksa i shohë gjenitë të kalbën nëpër çmendina, ose kafshimi i shoqërisë me qëllim për t’i përbuzur. Tani urrejtja për Goghun është harruar, edhe ata shpirtëra plehurishte, parakalojnë pranë pikturave të Goghut, në të gjallë të tij, stërgjyshërit ia përdrodhën qafën.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE