Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari pati një diskutim të rëndësishëm me Drejtorin e Politikave, Planeve, Strategjive dhe Kapaciteteve në Komandën Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM), Gjeneralmajor Charles Miller.
Gjatë diskutimit, të dy gjeneralët u pajtuan që FSK-ja dhe Forcat Amerikane të koordinohen rreth sigurisë rajonale dhe globale, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, si forcë moderne në të mirë të sigurisë së vendit dhe rajonit.
Në funksion të kësaj, bashkëpunimi me EUCOM dhe Ushtrinë Amerikane në Evropë do të jetë shtylla e marrëdhënieve bilaterale ushtarake mes dy vendeve tona. /2LONLINE/