DYLON

U mbajt trajnim me fermerët e blegtorisë rreth sëmundjeve ngjitëse te lopët qumështore

U mbajt trajnim me fermerët e blegtorisë rreth sëmundjeve ngjitëse te lopët qumështore
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore” i Drejtorisë Komunale të Bujqësisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e që implementohet nga organizata KDC, ka mbajtur një trajnim për fermerët e lëmisë së blegtorisë së komunës së Vitisë, në fermën e Njazi Shabanit, në fshatin Beguncë.

Tema e trajnimit ishte “Sëmundjet ngjitëse te lopët qumështore, rëndësia e vaksinimit dhe shëndeti i tyre”.

EkoHigjiena

Trajnimi ka pasur një interes të kënaqshëm nga ana e fermerëve, të cilët kanë marrë informacione të vlefshme për menaxhimin e shëndetit të lopëve të qumështit dhe masat parandaluese për sëmundjet ngjitëse.

Trajnimi është mbajtur nga Sadulla Ahmeti, Inxhinier i Bujqësisë dhe këshilltar privat i licencuar, i cili ka ofruar njohuri dhe këshilla të vlefshme për përmirësimin e shëndetit të kafshëve dhe rritjen e produktivitetit të fermave të blegtorisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.