DYLON

Ish kreu i komunës së Gjilanit përkujton tragjedinë e 7 marsit

Ish kreu i komunës së Gjilanit përkujton tragjedinë e 7 marsit
Avatar photo Redaksia

Ish kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përkujtoi tragjedinë e 7 marsit të vitit 2019, ku një kamion, pa frena, kishte humbur kontrollin, duke përshkuar tejpërtej qendrën e qytetit, duke shkaktuar kështu një aksident trafiku ku ka humbur jetën afaristi Qerim Çoçaj, pas pak javësh kishte ndërruar jetë edhe e moshuara Fatime Islami, derisa dhjetëra qytetarë të tjerë ishin lënduar.

Haziri, në një postim në profilin e tij në facebook, ka shkruar se: “7 Marsi i vitit 2019 ka qenë njëra prej ngjarjeve më të rënda me të cilat jam përballur si kryetar i Gjilanit. Familja Çoçaj dhe familja Islami e lus Zotin që të bëhen të fortë dhe t’i kujtojnë familjarët në ditët më të mira. Dhashtë Zoti që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë!”.

EkoHigjiena

Postimi i plotë:

***

Tri vjet nga tragjedia që e përgjaku 7 Marsin në Gjilan, nga e cila në vend vdiq afaristi Qerim Çoçaj, pas pak javësh edhe e moshuara Fatime Islami, derisa dhjetëra qytetarë u lënduan.

7 Marsi i vitit 2019 ka qenë njëra prej ngjarjeve më të rënda me të cilat jam përballur si kryetar i Gjilanit. Familja Çoçaj dhe familja Islami e lus Zotin që të bëhen të fortë dhe t’i kujtojnë familjarët në ditët më të mira. Dhashtë Zoti që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë!

Ndërkaq, me rastin e 7 Marsit uroj të gjithë mësuesit, në veçanti ata të cilët na mësuan udhën e rëndë të shkronjave shqipe në një kohë të pakohë!   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.