DYLON

Komandanti i FSK-së gjeneral Jashari priti ish komandantin e KFOR-it gjeneralin Buhler

Komandanti i FSK-së gjeneral Jashari priti ish komandantin e KFOR-it gjeneralin Buhler
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me zëvendëskomandantin e FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi pritën sot në takim miqësor ish komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler.

Gjatë takimit me mikun e Kosovës gjeneralin në pension Erhard Buhler biseduan për të arriturat e Kosovës, e në veçanti për të arriturat e FSK-së, me ç‘rast gjenerali Buhler theksoi se FSK me zhvillimet dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale po ec sigurt drejt integrimeve Euro Atlantike.

EkoHigjiena

Ndërsa gjeneral Jashari e falënderoi për mbështetjen e deritanishme, dhe me këtë rast të dy gjeneralët u zotuan për bashkëpunimin të mëtutjeshëm ndërmjet dy shteteve, njofton FSK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.