DYLON

Gjeneral Jashari përfundon vizitën në SHBA

Gjeneral Jashari përfundon vizitën në SHBA
Avatar photo Redaksia

Në vazhdim të vizitës zyrtare në SHBA, Gjeneral Jashari dhe delegacioni i FSK-së, morën pjesë në konferencën Vjetore të Komandantëve të Gardës Kombëtare. Në këtë konferencë u prezantua rruga përpara dhe planifikimi afatgjatë në zhvillimin e kapaciteteve konform zhvillimeve globale të sigurisë, njofton FSK.

Në një sesion të veçantë, gjeneral Jashari iu adresua të pranishmëve ku i njoftoi dhe paraqiti fokusin afatmesëm të bashkëpunimit dhe njëkohësisht i falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin në rrugëtimin e Forcës drejt modernizimit. Të pranishmit adresuan pyetje rreth mundësive të bashkëpunimit dhe rrugën përpara.

EkoHigjiena

Në përmbyllje të sesioneve të takimit vjetor, u mbajt edhe darka solemne vjetore ku Gjeneral Jashari ishte i ftuar nderi i komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen Osborn. Gjeneral Jashari pati mundësinë të takohet edhe me guvernatorin e shtetit të Ajovës, Z. Kim Reynolds./2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.