DYLON

Ministri Mehaj bisedoi me Ministren e Mbrojtjes së Malit të Zi, znj. Olivera Injac

Ministri Mehaj bisedoi me Ministren e Mbrojtjes së Malit të Zi, znj. Olivera Injac
Avatar photo Redaksia

Sot Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pasur një takim virtual me Ministren e Mbrojtjes së Malit të Zi, znj. Olivera Injac, me të cilën kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë.

Gjithashtu, ai e ka uruar Ministren Injac për marrjen e kryesimit të Kartës së Adriatikut, SHBA-A5 nga ana e Malit të Zi për vitin 2022.

EkoHigjiena

Të dy ministrat vlerësuan se bashkëpunimi bilateral, në mes dy vendeve fqinje, duhet të thellohet në vazhdimësi, në funksion të interesave të përbashkëta dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.