Gjatë vitit 2021, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u lindën 8 mijë e 984 foshnje, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Prej tyre, 202 janë binjakë, 16 trinjakë dhe 2 katërnjakë.
Sipas raportit të punës, 4 mijë e 735 foshnje i përkasin gjinisë mashkullore, kurse 4 mijë e 249 foshnje tjera gjinisë femërore.
Vlen të theksohet se 2 mijë e 501 lindje janë kryer me operacion, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/