Në kuadër të agjendës zyrtare të Kamenica Summer Fest, në sheshin e qytetit “Metush Kransiqi” janë ekspozuar edhe instalacionet e fundit të punuara nga i riu nga Kamenica, Gëzim Morina.
Gëzimi, para të pranishmëve ka ekspozuar si dhe ka treguar procesin e ndërtimit të aeroplanëve me telekomandë si dhe dronit peshëmbajtës.
“Kujtojmë se Gëzim Morina është ndër të paktë që merret me ndërtimin dhe punimin e instalacioneve të tilla, i cili tashmë ka marrë edhe vëmendjen institucionale vendore por edhe të atyre jashtë”, thuhet në njoftimin e komunës. /2LONLINE/