DYLON

Mbi 2 mijë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orët e fundit

Mbi 2 mijë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orët e fundit
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 46 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 119 aksidente  trafiku, 44 me lëndime dhe 75 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 29 persona, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/