Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 11-të të Ligës së parë të Kosovës.
Gara për vendet e para që dërgojnë në Superligë është shumë e nxehtë me pesë skuadra kryesore në garë.
Liria dhe Istogu ndajnë dy pozitat e para me nga 21 pikë, dy më shumë se Malisheva dhe Arbëria me nga 19 pikë, derisa Besa është e pesta me 18 pikë.
Më poshtë rezultatet e plota:
E diel:
Vllaznia – Ulpiana 4:2
Arbëria – Vëllaznimi 3:0
Malisheva – Drenasi 1:0
2 Korriku – Liria 2:1
Dardana – Istogu 1:1
Besa – Ramiz Sadiku 2:0
E hëne:
KEK-u – Onix Banja
Vitia – Trepça