Klubi Çiklistik “Dardana” në kuadër të Federatës së Çiklizmit të Kosovës, organizoi garën e parë “Road Race” në Kamenicë të paraparë sipas kalendarit të garave për vitin 2022.
Në këtë garë duke e përfshirë edhe K.Ç Dardanen, morën pjesë gjithësej 8 klube profesionale, anëtare të Federatës së Çiklizmit të Kosovës.
Në këtë garë iu mundësua pjesmarrja edhe qytetarëve në kategorinë “Hobby”, si dhe klubeve me karakter rekreacional nga Bujanoci dhe Klubit Urban Bike 06 nga Gjilani.
Qëllimi i garës ishte që të përshkuhet një pjesë e konsiderueshme e fshatrave të Komunës së Kamenicës, me kusht të dërgimit të një mesazhi sportiv dhe shumë pozitiv tek të gjithë banorët e Komunës së Kamenicës.
Klubi Çiklist “Dardana” arriti suksese duke zënë gjashtë pozita në kategori të ndryshme në këtë garë.
Rezultatet e garës “Kupa e Anamoravës” të klubit Çiklist “Dardana” janë si më poshtë:
Kategoria e Femrave
Dafina Zylfiu: vendi i I-rë
Distanca: 35km
Koha: 1:18:25
Kategoria U-23
Albert Tahiri: vendi i II-të
Distanca: 92km
Koha: 3:26:00h
Liridon Kosumi: veni i III-të
Distanca: 92km
Koha: 3:26:01h
Kategoria Kadet
Altin Basha: vendi i III-të
Distanca: 35km
Koha: 1:13:14h
Kategoria Master
Besim Kryeziu: vendi i II-të
Distanca: 35km
Koha: 1:18:22h
Musa Morina: vendi i III-të
Distanca: 35km
Koha: 1:20:30
Në kategorinë Elitë (superiore) garën e përfunduan:
Valon Zylfiu: vendi i VI-të
Distanca: 92km
Koha: 3:09:27
Aguron Hoda: vendi i VII-të
Distanca: 92km
Koha: 3:11:40
Lorik Morina
Distanca: 92km
Koha: 3:41:30
Klubi Çiklist “Dardana” falenderon të gjitha bizneset e Komunës së Kamenicës për mbështetjen financiare dhe që mundësuan realizimin e kësaj gare.
Gjithashtu K.Ç “Dardana” falenderon të gjithë pjesmarrësit dhe ata që kontribuan në mbarëvajtjen e kësaj gare, duke përfshirë policinë e Kosovës, ekipin mjeksor nga Qendra e Mjeksisë Familjare në Kamenicë, zyrtarët e sportit nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe të gjithë anëtarët e klubit, të cilët kontribuan që ky organizim të përfundoj me sukses. /2LONLINE/