DYLON

Hogoshtasit dhe banorët e fshatrave në rrethinë zgjedhin kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Lokal

Hogoshtasit dhe banorët e fshatrave në rrethinë zgjedhin kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Lokal
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatrat Hogosht, Dazhnicë, Poliçkë, Marocë, Vriqec, Velegllavë e Epërme, Lisock, Zhuj, Shahiq, Gjyrishec.

Për dallim nga lagjet dhe fshatrat tjera të Kamenicës, banorët e kësaj ane i kanë dhënë rëndësi të veçantë zgjedhjes së përfaqësuesit të tyre. Ata janë mbledhur në numër të madh duke votuar për Kryetarin dhe Anëtarët e Këshillit Lokal.

EkoHigjiena

Të pranishëm kanë qenë 186 pjesëmarrës në takim, ku me 130 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Sejdi Latifaj, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Haqif Agaj, Lirigzon Myrtaj, Burim Kastrati, Bajram Vranja.

Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “Skënderbeu”. /2;ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.