”Sot, në përvjetorin e parë të shkuarjes në amshim, kujtuam e nderuam kryetarin e Ansamblit “Gjilani”, mikun tonë që nga fëmijëria e deri në fund të jetës së tij, artistin e madh e të papërsëritshëm, Nehat Ferati;”ka shkruar në profilin e tij, Nazim Gagica, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
Gagica ka thënë se me shokë, miq, kolegë e familjarë, kujtuan veprimtarinë e tij artistike e kulturore, si një shembull i pashoq i kontributit për artin dhe kulturën gjilanase ndër vite.
“Nehati u rritë si një djalë i familjes, por jeta dhe vepra e tij bëri që të vdes si një artist i tërë Gjilanit. Do ta kujtojmë përherë ashtu siç edhe ishte; i urtë, profesionist, i dashur, i artikuluar e shumë i respektuar”, ka thënë Gagica. /2LONLINE/