DYLON

Gjilan: Arrestim i personit të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Gjilan: Arrestim i personit të kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 13.09.2024 kanë arrestuar Z.H. (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej dy (2) vite e dy (2) muaj për veprën penale ‘’Dhënie e ryshfetit’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.