DYLON

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte
Avatar photo Redaksia

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT ME PROKURORINË SPECIALE

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte

EkoHigjiena

Prishtinë, më 12 shtator 2024

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim, bashkëpunim dhe me autorizim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot më 12.09.2024, ka arrestuar të dyshuarin T.P., i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘krimi i luftës kundër popullsisë civile’, vepër kjo e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në Komunën e Istogu, ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile.

Me urdhër të prokurorit të çështje, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.