Liridon Krasniqi do ta përfaqësojë vendin aziatik në kualifikimet e Kampionatit Botëror 2022. Ai e mori lejen e FIFA-s pasi e kishte marrë edhe nënshtetësinë e Malajzisë në fillim të shkurtit
Liridon Krasniqi e ka marrë edhe zyrtarisht lejen nga FIFA për t’i mbrojtur ngjyrat e Kombëtares së Malajzisë. Futbollisti kosovar javë më parë e kishte marrë nënshtetësinë e vendit aziatik pasi luajti për pesë vjet në këtë shtet.
Ndërsa tani, kjo Kombëtare e ka marrë një lajm të mirë, pasi tash e tutje do të mund të llogarisë edhe në mesfushorin shtatlartë.
Krasniqi do të mundohet ta ndihmojë Malajzinë në kualifikimet e Kampionatit Botëror 2022.
Futbollisti i natyralizuar aktualisht luan në klubin Johor Darul Ta’zim, ndërsa nga 3 shkurti ishte bërë shtetas i Malajzisë.