Manchester United e ka nisur kampionatin në mënyrë të mrekullueshme, pas fitores 4-0 në derbi ndaj Chelseas.
Futbollisti, Marcus Rashford në rastin e golit të parë në fitoren e United ka festuar me shqiponjë, duke lënë shumë kë të befasuar pasi ai nuk ka asnjë lidhje me shqiponjën e flamurit të Shqipërisë.
Një festim të tillë e kanë përdorur më parë edhe Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, duke ngjallur shumë urrejtje te serbët të cilët nuk e pranojnë simbolin e “Shqipërisë së Madhe”.
Në Serbi akoma të gjitha këto lloj festimesh i quajnë provokime edhe pse qëllimi i Rashfordit nuk ka qenë të acarojë serbët.
Menjëherë pas festimit të Rashfordit me shqiponjë ka reaguar e përditshmja serbe “Kurir” e cila shkruan:
“Ky gjest i cili pati shumë reklamë vitin e kaluar pasi u aplikua nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, mesa duket është bërë shumë i njohur për futbollistët e botës. Tani ngrihet pyetja nëse Rashfordi është i vetëdijshëm për kuptimin e shenjës që bëri dhe si reagoi shoku i tij i skuadrës në stol Nemanja Matiq që është me kombësi serbe”.