Kf.Dardana me risinë e radhës, hedh në shitje biletat vjetore

Kf.Dardana me risinë e radhës, hedh në shitje biletat vjetore

Kf.Dardana që garon në Ligën e Parë po vazhdon të sjellë risi në futbollin kosovar dhe sërish ka të bëjë me bileta.

Pasi në këtë afat kalimtar organizoi ndeshje miqësore me bileta me pagesë, Dardana ka menduar sërish për bileta, të cilat do të jenë vjetore për ata që paisen me një të tillë.

Kf Dardana  edhe zyrtarisht ka hedhur në shitje biletat vjetore për sezonen 2019/20 dhe ka shpallur të hapur mundësinë e paisjes me kartelen e antarësis e cila kushton vetëm njëzet (20) euro, me cka personi i caktuar do të ketë edhe përfitime të tjera.

Ky është njoftimi i klubit:

Info rreth Biletave Vjetore;

Pasi jemi ekipa e vetme që e përfaqësojm Komunen e Kamenicës në ligen e parë dhe duke e ditur që KF DARDANA ndjeket me numër rekord tifozësh kemi menduar edhe për ju:

KF DARDANA edhe zyrtarisht ka hedhur në shitje Biletat Vjetore për sezonen 2019/20.

Me kartelen e antarësis e cila kushton vetëm 20 EUR ju përfitoni:

– hyrjen falas për gjithë kampionatin 2019/2020, duke i përfshirë lojat miqësore, lojat kampionale, lojat e kupës si dhe stërvitjet e ekipës,

– fanelen e parë ose të dytë zyrtare të klubit!

Të gjitha mjetët e grumbulluara shkojn në llogarin zyrtare të klubit!

Të gjithë të interesuarit na kontaktoni në inbox ose na vizitoni në stadium!

KOMENTE