Futbollisti i njohur francez Paul Pogba, i është bashkuar lutjeve që po bëjnë gjithandej nëpër botë për shqiptarët nga zonat e Shqipërisë, që u goditën nga një tërmet i rëndë, që shkaktoi mbi 30 viktima dhe qindra të lënduar.
Kampioni i botës me Francën dhe një nga lojtarët më të dalluar të Manchester United, Paul Pogba përmes rrjeteve sociale është solidarizuar me këtë situatë të rëndë që po kalon populli shqiptarë.
“Pray For Abania”, ka shkruar ai, duke i bashkangjitur një fotografi të flamurit kombëtar shqiptar.