DYLON

Tri Federatat me presidentë shqiptar rindërtojnë nga një shtëpi në Shqipëri

Tri Federatat me presidentë shqiptar rindërtojnë nga një shtëpi në Shqipëri
Avatar photo Elife Sherifi

Tri Federata bëhen bashkë për një mision humanitar. Presidenti i FSHF-së Armand Duka, ai FFK-së Agim Ademi dhe presidenti i FFNM-së Muamed Sejdini janë takuar sot dhe kanë vendosur të bëjnë një gjest shumë të rëndësishëm për të prekurit nga tërmeti.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, kreu i FSHF-së, Armand Duka, bëri me dije se së bashku me homologët Sejdini dhe Ademi, do marrin përsipër rindërtimin e 3 shtëpive të rrënuara.

Njoftimi i Presidenti i FSHF-së, Armand Duka:

EkoHigjiena

Sot në Durrës prita me kënaqësi miqtë dhe homologët e mi Presidentë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini, të cilët shprehën dëshirën për t’ju bashkuar FSHF-së në kontributin për familjet e prekura nga tërmeti. Duke u nisur nga dëshira dhe nga gatishmëria nga i gjithë komuniteti i futbollit, ne marrim përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rrënuara. Fushata e ndihmës nga ana e FSHF-së do vijojë në ditët në vazhdim. Ne jemi një skuadër!