Mollët, shegët, qershitë, mjedrat, boronicat, luleshtrydhet, shalqiri, domatet, panxhari i kuq, radikio, qepët e kuqe janë të gjitha perfekte për ju!
Ajo që u jep ngjyrën e kuqe këtyre fruatave dhe perimeve është prania e një antioksidanti me ngjyrë të kuqe të quajtur likopen.
Eskpertët thonë se ky antioksidant që u jep ngjyrën e kuqe pe frutave dhe perimeve është shumë efektiv në parandalimin e kancerit të lëkurës, mushkërive, zorrës së trashë dhe gjirit.
Sipas studimeve, gjithashtu thuhet se likopeni parandalon kancerin e prostatës, prandaj shumë meshkuj kujdesen ta integrojnë atë në dietën e tyre.
Ulin riskun e sëmundjeve të zemrës
Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe ulin presionin e lartë të gjakut dhe nivelet e kolesterolit të keq në gjak.
Forcojnë imunitetin
Frutat dhe perimet e kuqe janë të pasura me vitaminë C e cila ndihmon sistemin imunitar të funksionojë në mënyrë efikase. Dobësimi i sistemit imunitar na predispozin ndaj infeksioneve të traktit të sipërm respirator si gripi dhe ftohja. Gjithashtu vitamina C na ndihmon të dukemi të rinj pasi merr pjesë në prodhimin e kolagjenit.
Reduktojnë inflamacionin në kyçe
Keni vazhdimisht dhimbje dhe ngurtësim kyçesh? Atëherë është një ide e mirë të përfshini më shumë ushqime me ngjyrë të kuqe në dietën tuaj të përditshme. Kjo sepse ato posedojnë veti të jashtëzakonshme anti-inflamatore.
Për një tretje të mirë
Falë fibrave dietike dhe përmbajtjes së ujit, frutat dhe perimet e kuqe përmirësojnë shëndetin e tretjes. Frutat dhe perimet e kuqe gjithashtu nxisin lëvizjen e rregullt të zorrëve që do të ndihmojë në lëvizjen e rregullt të zorrëve që do të thotë parandalim i kapsllëkut.