Shpërndahen pajisje për fermerët që kultivojnë dredhëza, bimë aromatike, boronicë e mjedra

Shpërndahen pajisje për fermerët që kultivojnë dredhëza, bimë aromatike, boronicë e mjedra

Komuna e Kamenicës së bashku me Caritasin Zviceran, sot kanë shpërndarë grante për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në komunën tonë.

14 fermerë kanë përfituar nga ky grant komplet pakon nga fidanet, sistemin e ujitjes, sistemin mbështetës, plehun dhe materialin mbrojtës dhe mjetet tjera përcjellëse.

Kryetari i Komunës së Kamenicë Qëndron Kastrati, duke falënderuar Caritas-in për mbështetjen e vazhdueshme tha se, komuna do të angazhohet që fermerëve nga secili sektor t’u dalim në ndihmë.

“Me përfaqësues nga Caritas-i Zviceran, sot bëmë shpërndarjen e mjeteve e pajisjeve të nevojshme për 14 fermerë, që merren me kultivimin e dredhëzës, bimëve aromatike, boronicës e mjedrës. Do të angazhohemi maksimalisht që fermerëve nga secili sektor t’u dalim në ndihmë, sidomos në këtë kohë të pandemisë. Falënderoj Caritas-in për mbështetjen e vazhdueshme”, tha Kastrati.

Ndërsa, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Naim Arifi, tha se është shumë i lumtur që në vazhdimësi janë duke u ndihmuar bujqit dhe fermerët e Kamenicës, sidomos në këtë periudhë të pandemisë.

“Me Caritasin Zviceran kemi vite që kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, shpresojmë që ky bashkëpunim për t’i ndihmuar bujqëve dhe fermerëve të komunës tonë të vazhdoj edhe më tutje”, tha Arifi.

Këto paketa të granteve janë përpiluar duke u bazuar në këshillat e shoqatave dhe nevojat e fermerëve.

Kriteret kryesore për përzgjedhjen e përfituesve kanë qenë:

Posedimi i parcelës apo ngastrës për kultivim apo për vendosjen e koshareve,

Burimi i ujit në ngastër apo afër ngastrës,

Anëtarësimi në shoqatat lokale të fermerëve,

Aplikimi i standarteve të prodhimit (prodhimi integrues/organik),

Numri identifikues i fermerëve,

Pjesëmarrja në trajnime.

KOMENTE