Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës në kuadër të aktiviteteve të saj, rëndësi të posaçme i kushton realizimit të projekteve të ndryshme humanitare në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Në organizim të Departamentit për Bashkëpunim Civilo–Ushtarak të MFSK-së, Komunës së Artanës (Novobërdës) iu dhurua një karrige stomatologjike, dedikuar fshatit Llabjanë të kësaj komune.
Në ceremoninë e dorëzim-pranimit ishin të pranishëm; kryetari i Komunës së Artanës, zyrtarë të Drejtorisë së Shëndetësisë, stafi mjekësor i Ambulancës së fshatit Llabjan, zyrtarë të lartë të MFSK/FSK-së, si dhe atasheu i Mbrojtjes së SHBA-së major Murillo.
Ky donacioni nga Qendra Klinike Stomatologjike e Kosovës kishte për qëllim lehtësimin e nevojave të qytetarëve të Artanës, për t’iu mundësuar atyre kryejnë e disa shërbimeve stomatologjike në Ambulancën e fshatit.
Në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës, nënkoloneli Afrim Veseli, karrigen ia dorëzoj kryetarit të Artanës, z. Ivanoviq, duke theksuar se MFSK-ja është në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe komuniteteve pa dallim. Ai premtoi se edhe në të ardhmen FSK-ja do t’i ndihmojë qytetarët e vendit pa dallime përkatësie etnike, gjuhësore apo fetare.
Ndërsa kryetari i Komunës së Artanës, z. Sevetisllav Ivanoviq, në emër të gjithë qytetarëve të komunës që ai drejton, falënderoi FSK-në për ndihmën e ofruar duke thënë se: “Kërriga stomatologjike, për ne ka qenë prioritet, si pajisje mjaft e rëndësishme në shërbim të gjithë qytetarëve të kësaj ane, sidomos në shërbim të fëmijëve dhe nxënëseve”, tha në fund z. Ivanoviq.