DYLON

FSK-ja certifikon grupin e katërt të kursantëve nga Ukraina

FSK-ja certifikon grupin e katërt të kursantëve nga Ukraina
Avatar photo Redaksia

Sot, në kazermën e Deminimit në Prizren, u mbajt ceremonia e certifikimit të grupit të katërt të kursantëve nga Ukraina, të cilët për gjashtë jave radhazi ndoqën trajnimin EOD ½ nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së dhe instruktorët Amerikan të EUCOM.

Gjatë këtyre javëve kursantët u trajnuan në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si mund të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë sa më të sigurt.

EkoHigjiena

Grupi i kursantëve do të kthehen në Ukrainë për të dhënë kontributin në njësitë e tyre për eliminimin e rreziqeve nga mjetet shpërthyese.

Në ceremony e certifikimit i pranishëm ishte zëvendës komandanti i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kolonel Skender Hoxha, i cili uroi kursantët për përfundimin e trajnimit dhe gjithashtu foli për rëndësinë e trajnimit dhe rolin fisnik të misionit të tyre, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.