DYLON

Komandanti i stacionit policor në Kamenicë, Kapiten Florim Klaiqi mirëpret ekipin për çështje civile në situata emergjente nga FSK-ja

Komandanti i stacionit policor në Kamenicë, Kapiten Florim Klaiqi mirëpret ekipin për çështje civile në situata emergjente nga FSK-ja
Avatar photo Redaksia

Sot me datën 17.04.2024 në orët e paradites Komandanti i Policisë së Kosovës Kapiten Florim Klaiqi me stafin e tij në ambientet e stacionit policor në Kamenicë pret në takim pune një ekip për çështje civile në situata emergjente nga FSK-ja.

Qëllimi i këtij takimi është bashkëpunim i vazhdueshëm për ngritjen e njohurive në reagime të shpejta në situata emergjente.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi përveç tjerash, u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes Policisë së Kosovës dhe FSK-së, veçantë në raste emergjente.

Po ashtu janë shkëmbyem njohurit dhe përvojat në rast të situatave e fatkeqësive natyrore dhe reagimet e nevojshme.

Kapiten Klaiqi ka falënderuar ekipin e FSK-së për angazhimin e tyre në mbështetje të Policisë së Kosovës duke e cilësuar si një ndihmë të rëndësishme angazhimin në situata emergjente eventuale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.