Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), po vazhdon të jetë qendër e gravitetit për edukimin, stërvitjen dhe realizimin e kurseve me qellim të mbështetjes dhe rritjes se gatishmërisë luftarake në nivel Force, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Kurse këto të cilat do të jene qenësore në ndërtimin e Liderëve, krijimin e bazës për këmbësori si specializim ushtarak, mbështetjen e njësive në operacione përmes transportit, reaguesve të parë ne fushëbetejë, operatorëve dhe qitësve në distanca të largëta.
Mbështetja për realizimin e Kursit Bazik të Këmbësorisë është bërë nga Ekipi Mobil Amerikan, Security Assistance Training Management Organization (SATMO). /2LONLINE/