DYLON

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”
Avatar photo Redaksia

Trajnimi “Taktika me Njësi të Vogla” është  i adaptuar nga Ushtria Amerikane, dhe për herë të parë në FSK është realizuar në vitin 2012 nga instruktorë të ushtrisë amerikane (RANGER).

Trajnimi ka për qëllim ngritjen dhe testimin e kapaciteteve ushtarake të këmbësorisë në nivel të skuadrës dhe në vete përmban pjesën teorike dhe praktike të programit  duke u fokusuar në: trajnimi i taktikave të këmbësorisë në nivel skuadre, ngritja e nivelit të fitnesit fizik, aftësimi i pjesëtarëve në menaxhim të stresit dhe kohës, përgatitja e detyrave individuale, arritja e rezultateve në standard duke punuar nën presion, ndërtimi i frymës ekipore, trajnimi në pozita udhëheqëse si dhe detyrave speciale, trajnimi i procedurës së udhëheqjes së trupave.

EkoHigjiena

Ngritja e kapaciteteve  të këmbësorisë është objektivë e FSK-së, trajnime të tilla janë duke u realizuar në bazë të planit të ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me qëllim përmbushjen e misionit, thuhet në njoftimin e Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.