DYLON

British Military Advisory Training Team (BMATT), trajnon pjesëtarët e FSK-së

British Military Advisory Training Team (BMATT), trajnon pjesëtarët e FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes  në Ferizaj, përfundoj sot kursi i Udhëheqjes për Komandantët e Rinj (JCLC)  që u realizua në malet e Jezercit, me qëllim të zhvillimit të aftësive komanduese për udhëheqësit e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Instruktoret e British Military Advisory Training Team (BMATT), me bazë në Vyškov të Republikës Çeke, ofruan njohuri teorike dhe përvojë ushtarake të pasur, duke siguruar një trajnim të kualifikuar dhe të specializuar për kursantët.

EkoHigjiena

Përmes stërvitjes në terrenin e vështirë të Jezercit, kursantët u përballën me situata të ngjashme me ato që mund të hasen në misionet reale, duke përmirësuar aftësitë e tyre taktike dhe udhëheqëse.

Përveç instruktorëve britanikë të BMATT, në trajnim janë përfshirë edhe 3 instruktorë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, duke krijuar një bashkëpunim ndërkombëtar të vlefshëm dhe të pasur në ndarjen e njohurive dhe përvojës ushtarake. /2LONLINE/