Në mbështetjen e HELVETAS-sit, projektit APR (Aftësitë për Punësim Rural) u bë konstituimi i shoqatës së bizneseve të Kamenicës. Në kuvendin themelues morën pjesë 29 pronarë të bizneseve të ndryshme që e ushtrojnë veprimtarinë në Komunën e Kamenicës. Nga HELVETAS-si morën pjesë: Luan Hoti, menaxher i këtij projekti dhe Vlora Kastrati, zyrtare e projektit.
Në kuvend mori pjesë kryetari i komunës Begzad Sinani, drejtoresha e Buxhetit dhe Financave, Shejnaze Masurica, drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Ferdane Rudhani, e cila edhe njëherazi e hapi këtë kuvend.
Kjo ide ishte e iniciuar nga drejtoria përkatëse e mbështetur nga HELVETAS dhe kryetari i Komunës, i cili para një viti e kishte nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit. Menaxheri i projektit APR, Luan Hoti tha se HELVETAS, në Komunën e Kamenicës, ka zhvilluar aktivitete që nga viti 2001, që nga ajo kohë janë realizuar shumë projekte në dobi të komunës dhe qytetarëve.
Kryetari Sinani foli për rëndësinë e formimit të shoqatës e cila ka për vet bizneset dhe qytetarët. Zhvillimi i biznese duhet mbështetur sepse forcimi i tyre ndikon në zbutjen e papunësisë,vetëm të bashkuar dhe të organizuar ju mund t’i mbroni interesat e juaja tani ju do të keni një adresë, dhe ju premtoj për mbështetje dhe ju siguroj një ambient për veprimin e kësaj shoqate.
Me aklamacion u zgjodhën ushëheqësia e shoqatës: Kryetare u zgjodh Arta Jerliu, zv/ Kryetarë Nexhmedin Kryeziu, dhe sekretare Mirlinda Morina.