Futbollisti Amir Rrahmani i Kombëtares së Kosovës dhe Ardian Ismajli i asaj të Shqipërisë, kanë zërë vend në formacionin më të mirë të javës në kampionatin kroat.
Qendërmbrojtësi verdhekaltër, Amir Rrahmani i Dinamos së Zagrebit, pati paraqitje të shkëlqyer në fitoren 3:0 të skuadrës së tij ndaj Osijekut, duke shënuar edhe gol.
Ndërkohë, Ardian Ismajli i Kuq e Zi me Hajdukun e Splitit ishte mur i pakalueshëm në ndeshjen e klubit të tij me Gorica, e cila përfundoi me barazim pa gola.
Paraqitjet e tyre të shkëlqyera bënë që ata të zgjidhen në formacionin më të mirë të javës në Kroaci.